Erdoğan bisedë telefonike me homologun rus Putin

Erdoğan dhe Putin diskutuan mbi çështjet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale në Libi dhe Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Zyrës së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, dy liderët kanë disiktuar edhe mbi zhvillimet aktuale në Libi, ndërsa është riafirmuar mbështetja e Turqisë për paqen dhe stabilitetin e këtij vendi.

Libia është përfshirë nga një krizë e re që kur gjenerali Khalifa Haftar me bazë në Libinë lindore, më 4 prill dha urdhrin për nisjen e një operacioni ushtarak për marrjen e kontrollit të kryeqytetit Tripoli nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Putin gjithashtu kanë ngelur dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt në kuadër të procesit të Astanas për zgjidhjen e krizës në Siri.