Emri/ Nga vrasja në Fier tek vjedhje me dhunë, ekstradohet nga Greqia 47-vjeçari

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina është bërë kapja në Greqi e dy shtetasve në kërkim, duke u finalizuar me ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Petrit Buzi, 47 vjeç. Burime për Top Channel bëjnë me dije se i ekstraduari njihej ndryshe edhe me emrat Toni Shala alias Toni  Sadiku  alias  Elton Pajo.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë, në mars 2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 25.03.2004, ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas te tjerë, ka vrarë shtetasin N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier. Gjithashtu u bë ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar T. Sh., alias T. S., alias E. P., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 06.04.2018, në poliklinikën e specialiteteve në Fier, ky shtetas ka hyrë në zyrën e shtetases L. A. dhe i ka vjedhur nga çanta e saj portofolin dhe kartën e bankës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi T. Sh.