Emetimi i CO2 bie me 6% në 2020, IEA: “Ka nisur rritjen prej rimëkëmbjes së aktivitetit ekonomik”

Sipas tij, nëse vazhdon rimëkëmbja ekonomike botërore, në mungesë të një ndryshimi të politikave në ekonomitë e mëdha, emetimet botërore të gazrave ndotës pritet të rriten në vitin 2021. 

Emetimet botërore të dioksidit të karbonit ramë me 5.8% në vitin 2020, ndërkohë që pandemia ngadalësoi aktivitetin ekonomik, por u rritën në fund të vitit dhe pritet të vazhdojnë vrullin, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Ekonomitë e mëdha nxitën rimëkëmbjen në Dhjetor, kur emetimet ishin 2%, apo 60 milionë ton, sipër nivelit të një viti më parë, ndërkohë që  rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik rriti kërkesën për energji. Kina, emetuesi më i madh i gazrave serë, ishte i vetmi vend që pësoi një rritje të emetimeve vitin e kaluar prej 0.8%, apo 75 milionë ton, nga nivelet e 2019-s.

“Rimëkëmbja në emetimet botërore të karbonit drejt fundivitit të kaluar, përbën një paralajmërim se nuk po bëhet mjaftueshëm për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së gjelbër”- tha drejtori i Agjencisë, Fatih Birol.

Sipas tij, nëse vazhdon rimëkëmbja ekonomike botërore, në mungesë të një ndryshimi të politikave në ekonomitë e mëdha, emetimet botërore të gazrave ndotës pritet të rriten në vitin 2021.

Kërkesa primare për energji ra me 4% në vitin 2020, ndërkohë që masat e karantinës limituan aktivitetin industrial dhe transportin.  Kjo nxiti një rënie të jashtëzakonshme prej 2 miliardë ton të dioksidit të karbonit, që është ekuivalent me heqjen e ndotjes nga i gjithë Bashkimi Europian nga totali botëror..

Ndër faktorët ishte dhe rritja e gjenerimit të energjisë së rinovueshme. Pjesa e energjisë së rinovueshme ndaj totalit, u rrit në 29% në vitin e kaluar, nga 27% në vitin 2019. /scan