Emanuel Mensah firmos me Partizanin

Emanuel Mensah është përforcimi i radhës për të kuqtë e Partizanit.

Emanuel Mensah është përforcimi i radhës për të kuqtë e Partizanit.

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin ganez, i cili i bashkohet të kuqve në prag të edicionit të ri futbollistik. 24 vjeçari ka firmosur sot një kontratë 1+1 me Partizanin.

Sulmuesi ganez rikthehet në Kategorinë Superiore pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Laçit në sezonin 2016 – 2017, raporton Top Channel.

Së fundmi Mensah ishte pjesë e kampionatit helen me ekipin AOK Kerkyra.

Menjëherë sulmuesi i është bashkuar ekipit duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Gega.