Email-i fake që po qarkullon gjithandej për koronavirusin nga OBSH

Mashtrimi në emër të OBSH...

Një email fake ka filluar të qarkullojë ditët e fundit dhe që ka shkaktuar jo pak panik.

Emaili duket sikur është nisur nga OBSH në lidhje me Corona VIRUS, por në fakt nuk është kështu, raporton Top Channel.

Në këtë Email ju kërkohet që të vendosni emailin dhe passwordin tuaj , që të shkarkoni një attach ku janë disa këshillime për Corona Virus .

Por, kujdes! E gjithë kjo është një mashtrim. Në asnjë rast nuk duhet vendosur password-i dhe emaili.

Më poshtë keni edhe një shembull të këtij emaili FAKE.