Elvis Roshi pranon akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka pranuar sot akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka pranuar sot akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Roshi është shprehur në sallën e gjyqit, se e ka plotësuar gabim formularin për shkak të neglizhencës dhe se duhet ta kishte bërë atë në praninë e një avokati.

Gjithashtu Elvis Roshi pasi ka pranuar falsifikimin e formularit të dekrimalizimit, i ka kërkuar gjykatës, gjykim të shkurtuar, që e shpëton atë nga një e treta e kohës së dënimit.

Procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi nisi pas verifikimeve të Prokurorisë dhe parregullsive në formularin e plotësuar nga ai.

Ndërkohë, organi i akuzës, ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për ish-kryebashkiakun e Kavajës.

Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte deklaruar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penalë, por, pas verifikimit të Prokurorisë, rezultoi se ai kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.