Elona Guri takim me të rinjtë: Koha për të ristartuar jetën politike me rregullat të reja loje!

Koordinatorja politike e LSI në Qarkun e Durrës, Elona Guri ka zhvilluar një takim me të rinjtë.

Mesazhi kryesor i Gurit ishte se LSI është parti e gjeneratës së re dhe të gjithë së bashku do të krijojnë një të ardhme më të madhe.

Postimi i Elona Gurit:
E krijuar nga të rinjtë dhe profesionistët e kohës për të thyer monopolin e pushtetit mbi jetët e njerëzve, koha e sotme i bën thirrje LSI-së, ashtu si dhe çdo shqiptari për të ristartuar jetën politike, me rregulla të reja loje.

Për një vend që drejtohet nga të zgjedhurit e popullit, për ti shërbyer shqiptarëve dhe vendit, jo anasjelltas.

LSI është partia e gjeneratës së re dhe mbi ëndrrat dhe vizionin e tyre, duhet ndërtuar e ardhmja e Shqipërisë së përbashkët!