Një kanosje me armë zjarri për motive të dobëta është penguar nga policia që të përkallëzohej më tej.
Ngjarja ka ndodhur lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, pas një konflikti midis dy të rinjve.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku shtetasi Enea Verushi, sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.
Nga veprimet e kryera nga Grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Enea Verushi, 25 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuesi”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri , shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues, në Elbasan. Policia vijon punën për kapjen e të riut.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip “Pushkë”, dhe 7 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” “Prishja e qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.