Eksportet e Turqisë në Venezuelë u trefishuan në vitin 2018

Eksportet e Turqisë në Venezuelë arritën në 120,8 milionë dollarë në vitin 2018, kundrejt 37,4 milionë dollarëve në vitin 2017

Eksportet e Turqisë në Venezuelë u trefishuan në vitin 2018, me një rritje prej 223 për qind krahasuar me një vit më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përmbledhura nga Anadolu Agency bazuar në Shoqatën e Eksportuesve të Egjeut, eksportet e Turqisë në Venezuelë arritën në 120,8 milionë dollarë në vitin 2018, kundrejt 37,4 milionë dollarëve në vitin 2017.

Ndër produktet më të eksportuara kanë qenë makaronat (27,9 milionë dollarë), vaji i lulediellit (13,6 milionë dollarë), mielli i grurit (7,9 milionë dollarë) dhe thjerrëzat e kuqe (5 milionë dollarë).

Sipas Mustafa Terci, kreut të Shoqatës së Eksportuesve të Drithërave, Bimëve Bishtajore, Farave të Vajit dhe Prodhimeve të Tyre në Egje, marrëdhëniet e ngushta mes presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të venezuelas, Nicolas Maduro, ka pasur efekt të drejtpërdrejtë në tregti, tha ai.

Ai nënvizoi se problemet ekonomike në Venezuelë janë arsyet kryesore për nevojën e saj për ushqim.

“Ne i dhamë Venezuelës një dorë të ndihmës, ashtu siç bëmë në vitet e mëparshme për Katarin, ndaj të cilit ishte vendosur embargo nga vendet fqinje”, tha Terci për AA.

Eksportet e Turqisë në Venezuelë gjithashtu janë rritur për 411 për qind në muajin janar të këtij viti për të arritur në 8,96 milionë dollarë, në raport me muajin e njëjtë të vitit 2018, tha ai.

Eksportet në Venezuelë mund të arrijnë vlerën prej 200 milionë dollarëve në vitin 2019, shtoi Terci.