Ekonomia Turke në rritje, del nga recensioni

Turqia ka dalë nga recesioni në tremujorin e parë të këtij viti, e ndikuar fuqishëm nga zgjerimi i kreditimit të bankave shtetërore në vend.

Kredia u rrit prej 30% që prej rënies së shënuar në muajin gusht, duke arritur në 181 miliardë dollarë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto nga ana tjetër u zgjerua me 1.3%, duke u përputhur edhe me vlerësimet e ekonomistëve.

Bujqësia dhe prodhimi kanë qenë sektorët që kanë parë rritjen më të madhe gjatë këtij tremujori. Ndërkohë, edhe eksportet u gjallëruan duke u rritur me 9.5%, pasi rënia e lirës lejoi industrialistët turq të mbeteshin konkurrues në tregjet jashtë vendit.

Por, pavarësisht zgjerimit të ekonomisë turke, aktiviteti mbetet ende i ulët për shkak të rënies së shpenzimeve të ekonomive familjare për konsum, që është edhe një nga kanalet tradicionale që ndikojnë në rritjen ekonomike. Një rimëkëmbje e vazhdueshme e ekonomisë së vendit varet nga perspektiva e lirës turke, rënia me 5% e së cilës në këtë tremujor ka ulur besimin e konsumatorëve dhe bizneseve.