Egjipti rivendos “shatëll diplomacinë” midis Hamasit dhe Izraelit

Bisedimet po zvillohen në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit në njërën anë dhe arritjen e pajtimit ndër-palestinez nga ana tjetër

 Nje delegacion i inteligjencës së Egjiptit ka arritur sot në Rripin e Gazës për të vazhduar bisedimet me liderin e Hamasait lidhur me çështjen e pajtimit ndër-palestinez dhe arritjes së paqes me Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është konfirmuar nga punonjës në pikën kufitare Erez, të cilët konfirmuan në kushte anonimiteti se delegacioni i Egjiptit, kaloi sot këtë pikë kufitare.

Tashmë për disa ditë, delegacioni egjiptian po luan rolin e “shatëll diplomacisë”, duke u endur nga Rripi i Gazës në Bregun Perendimor dhe në Izrael, ku po takojnë zyrtarët e Hamasit, Fatahut dhe qeverisë izraelite.