Efekti i tërmetit në Kuvend

Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë edhe në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillonin punimet disa komisione parlamentare.

Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë edhe në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillonin punimet disa komisione parlamentare.

Në sallën e byrosë, në Komisionin e ekonomisë po debatohej mbi çështjen e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kur nisën lëkundjet.

Disa momente shtangieje dhe salla u braktis menjëherë nga deputetët, punonjësit e Kuvendit, gazetarët dhe Garda.

Punonjësit e administratës së Kryesisë së Kuvendit dolën jashtë, ndërkohë që në godinën përballë, atë të Kryeministrisë, qeveria po zhvillonte mbledhjen e radhës, raporton Top Channel.

Në një njoftim për shtyp, Kuvendi i Shqipërisë sqaron se godinës së kryesisë dhe të sallës plenare i janë bërë verifikime dhe nuk është zbuluar asnjë dëm i shkaktuar nga tërmeti.

Agjenda parlamentare do të vazhdojë sipas programit.