Edi Rama publikon shifrat: Sa ishin para 4 vjetësh!

Kryeministri Rama ka ndarë këtë mëngjes me ndjekësit e tij në "Facebook", disa shifra lidhur me numrin e punëtorëve të siguruar. Ka zgjedhur muajin maj, te vitit 2013, ate te 2017 dhe në fund majin e këtij viti...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, me shifrat e të punësuarve. Rama thotë se shifrat janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013, maj 2017 dhe maj të këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga grafiku i publikuar prej tij, vihet re se nga viti në vit, numri i të punësuarve është rritur.

“Me këto shifra krahasimore të të punësuarve (në sektorin jobujqësor), që janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013 , maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas grafikut, në vitin 2013 kanë qenë 465.494 të punësuar, ndërsa në vitin 2017, shihen 640.266 të punësuar.