E quajnë Cosa Nostra dhe maniak, flet nga burgu 43-vjeçari shqiptar: S’kam lekë as për cigare. Këtu do më vrasin

I shumë përfolur kohët e fundit si një kryemafioz apo Cosa Nostra, si një vrasës maniak apo egërsirë, Klodian Lekoçaj që akuzohet për vrasjen e një avokati në Greqi ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Fax News Shpëtim Zinxhiria.

I shumë përfolur kohët e fundit si një kryemafioz apo Cosa Nostra, si një vrasës maniak apo egërsirë, Klodian Lekoçaj që akuzohet për vrasjen e një avokati në Greqi ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Fax News Shpëtim Zinxhiria.

Ai ka kërkuar që biseda të transmetohej në media me zërin dhe pamjet e tij, pasi pretendon se po mbahet padrejtësisht në burg.

Nuk ka ditë që mediat greke të mos flasin për të, por asnjëherë nuk janë interesuar që të flasin dhe të përçojnë dhe qëndrimin që ka për akuzat Klodiani 43-vjeçar, i cili thotë se kanë tentuar tre herë ta vrasin në burg.

Me anën videos së mëposhtme ai i kërkon shtetit shqiptar mbështetjen dhe ndihmë për të parë nga afër se si po i vret drejtesia shqiptarët.

Klodi është një nga 1670 të dënuarit shqiptarë në Greqi, të cilët nuk janë dëgjuar as nga ambasada shqiptare në Athinë, dhe as nga përfaqësues të tjerë të shtetit shqiptar.

“Unë Koza Nostra, unë kreu i Mafies se Burgjeve ne Greqi”, kështu e fillon bisedën nga qelia e burgut të Koridallos 43 vjeçari nga Klodian Lekoçaj, i akuzuar nga drejtësia greke për vrasjen e avokatit Zaferopulos.

“Më akuzojnë për tre vrasje dhe për këto akuza dola i pafajshëm , tanii po përballem me një akuzë tjetër në atë të vrasjes së avokatit, që ishte një gabim pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin por ta trembin atë.

Për çka kam bërë po e vuaj dënimin që nga 2006, por nuk duroj që të më ngarkojnë ato që unë nuk i kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë kanë tentuar tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. U futa ne burg për vjedhje xhepash që më 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të vuaj edhe akuza të tjera.

Kërkoj ndërrimin e trupit gjykues pasi jam pa avokat dhe gjyqi bëhet më 20 maj të 2019, hajdeni dhe shikoni si drejtësia i vret shqiptarët.

Ditën e mërkurë kisha gjyqin dhe nuk me dhanë avokat dhe as më lejuan që të flisja, por vetëm duhet që të dëgjoja akuzat që më bënte drejtori i burgut duke më akuzuar se jam një vrasës maniak dhe hakmarrës, duke mos pasur asnjë provë. Më caktuan një avokat por ai më la pasi mësoi se kush isha, ende nuk kam në duar zyrtarisht akuzën.

Këtu vrasjet organizohen nga tjetër kush nuk jam unë ai që thonë që më bëjnë Koza Nostra, apo kryemafiozi i “Burgjeve në Greqi”, që nuk kam lekë për të marrë një paketë cigare.

Unë dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të na dëgjojë se si na dënojnë dhe se si sillen me ne dhe çfarë na bëjnë. Kam kuptuar se mua duan te më vrasin duke më çuar në fillim në spitalin psikiatrik te burgut, nuk e di si na drogojnë që nga një herë flasim kot pa kuptim.

Unë Koza Nostra që ende nuk kam mbaruar shkollën 8-vjeçare, po u gjenda këtu për hajdut xhepash dhe për këtë u futa këtu dhe si po ndodhin ngjarjet do të më vrasin. Prandaj dua që të dëgjohem në mediat shqiptare dhe ato greke.

Dyshoj se për të gjitha këto vrasje organizator është vetë drejtori i burgut psikiatrik të Koridallos, ai organizon këto vrasje dhe prandaj do të më zhdukë dhe mua. Është ai që del në televizor dhe flet kundra meje duke mos më dhënë mundësine që të dëgjohet dhe fjala ime. është ai që mban nga prapa një bodigard shqiptar i dënuar 11 herë me burg, eshte ky qe e nxori ate nga burgu dhe është ky që do të më vrasë. Ju lutem juve te medias ejani dhe na takoni te shikoni gjendjen reale se si na trajtojnë dhe si na akuzojnë, te shikoni se kush i vret shqiptaret.

Unë nuk duroj të na vrasin shqiptarët, e vranë grekun gabimisht se donin te me vrisnin mua, po zoti për momentin më shpëtoi këtë radhë, ndërsa nesër?

Vranë Bardhyl Tushën ne qeli, drejtësia greke përse nuk thotë se kush e vrau atë, mos vallë dhe atë e vrava unë? Këtu të vrasin tjetër për tjetër , pasi Arbër Bakon e vranë gabimisht, kujtuan se isha unë.

Unë paguaj për ate qe kam bërë por nuk duhet të paguaj për ato që nuk i kam bërë. dua që drejtësia të më vërtetojë faktet për akuzën e vrasjeve, Unë nuk kam avokat edhe pse gjyqin e kam javën tjetër”, shprehet Lekoçaj për Fax News./Faxweb