E-Albania, 1.6 milionë kërkesa për shërbime online

Qytetarët po i drejtohen gjithnjë e më shumë portalit E-Albania për të marrë shërbime të ndryshme on line.

Qytetarët po i drejtohen gjithnjë e më shumë portalit E-Albania për të marrë shërbime të ndryshme on line.

E-Albania ka publikuar të dhënat për shërbimet më të përdorura gjatë muajit gusht në portal, ku kryesojnë certifikatat familjare, dhe kartat e shëndetit, përkatësisht me 97, 984 mijë kërkesa dhe 30,599 të tilla.

Gjithashtu shërbime më të përdorura gjatë muajit gusht rezultojnë edhe ‘Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin’, ‘Certifikata personale’ , si dhe ‘Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit’ në vend të pestë.

Sipas E-Albania, rreth 1.6 milion vizita janë kryer në portal gjatë muajit të fundit./ATSH