Dy shqiptarë arrestohen në Itali, fshihnin kokainën nën divan

Dy shqiptarë, 21 dhe 36 vjeç mbanin të fshehur nën divanin e apartamentit ku kishin krijuar dhe hapësirën e duhur, 56 gram kokainë dhe peshore me saktësi të lartë, bashkë me mijëra euro.

Dy shqiptarë, 21 dhe 36 vjeç mbanin të fshehur nën divanin e apartamentit ku kishin krijuar dhe hapësirën e duhur, 56 gram kokainë dhe peshore me saktësi të lartë, bashkë me mijëra euro.

Siç raporton “Top Channel”, sipas mediave italiane bëhet fjalë për një operacion policor në Perugia, dhe dy të rinjtë janë denoncuar nga banorët e zonës që kishin vënë re hyrje-daljet e klientëve. Dhe në dy celularët e sekuestruar janë gjetur listat e klientëve dhe të dy tashmë janë në burg. Por nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve.