Dy humbje radhazi, Kamza shkarkon trajnerin

Bledar Devolli dhe ndihmësit e tij nuk do të jenë më pjesë e Kamzës.

Bledar Devolli dhe ndihmësit e tij nuk do të jenë më pjesë e Kamzës,raporton Top Channel.

Klubi nga periferia e kryeqytetit me një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare në Facebook, njofton shkarkimin e stafit teknik pas humbjes ndaj Teutës.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe presidenti i klubit Naim Qarri nuk e kanë kapërdirë humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Për këtë arsye presidenti Qarri ka larguar nga drejtimi i klubit trajnerin Devolli, i cili e nisi sezonin me një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës brenda në “Selman Stërmasi”.