Dy deputete të PDIU-së kalojnë në PS

Deputetet Reme Lala dhe Eleni Xhina e PDIU u bashkohen PS-së

Dy deputete të partisë drejtësi integrim dhe unitet, i janë bashkuar partisë socialiste.

Reme Lala, e zgjedhur në Dibër dhe Eleni Xhina e zgjedhur në Elbasan, ka deklaruar se do të jenë pjesë e grupit parlamentar socialist

Lala shfrytëzoi ceremoninë për nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës së arbrit, për të bërë publik vendimin e saj. Gjatë fjalimit ligjvënësja nuk kurseu elozhet ndaj qeverisjes së PS-së dhe kryeministrit Edi Rama.

Edhe më parë qëndrimet e dy deputeteve kanë qenë në mbështetjet të vendimeve të partisë socialiste. Me kalimin e dy deputeteve në PS, grupin parlamentar i mazhorancës arrin në 76.

Deklarata nga deputetja e PDIU-së u bë gjatë një takimi që kreu i qeverisë Rama po mban në Dibër. “Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala.

Lala e falënderoi Ramën premtim e mbajtur për Rrugën e Arbrit. “Gjithmonë zemrën peshë ke për të na e mbajtur me këto surpriza zoti Kryeministër. Kjo është rruga e ëndrrës së çdo dibrani. Gëzimi i madh sot edhe për Dibrën e Madhe, ne këtej dhe vëllezërit e motrat tona andej kufirit. Në këtë shesh ku jemi sot, në çdo fushatë të çdo partie rruga e Arbrit ka qenë kryefjala e premtimeve dhe pas çdo zgjedhjeve kryefjala e zhgënjimeve. Faleminderit Edi Rama se ma shpëtove mandatin. Bravo të qoftë se përsa i përket Dibrës, i shpëtove nderin politikës, qeverisë dhe vetes”, tha Reme Lala.

Fjalimi ishte gjetje per te justifikuar edhe largimin nga PDIU e Shpetim Idrizit, te cilin Edi Rama e dogji per pak vota ne Tirane, duke ia grabitur hapur ne mes te Tiranes.