Durrës, policia kontroll në port, gjen në autobusin ‘Iveko’ një kuti me ilaçe

Duket se pas zbulimit të 3.4 milionë eurove të gjetura në dy automjete “Toyota Yaris”, pak ditë më parë ka rritur edhe më shumë kontrollet  nga ana e policisë në portin e Durrësi.

Duket se pas zbulimit të 3.4 milionë eurove të gjetura në dy automjete “Toyota Yaris”, pak ditë më parë ka rritur edhe më shumë kontrollet  nga ana e policisë në portin e Durrësi.

Mësohet se gjatë kontrollit të bagazheve të një autobusi tip “Iveko”, Policia Kufitare e Durrësit ka zbuluar një kuti me ilaçe.

Sipas policisë, autobuzi drejtohej nga shtetasi K.S., ndërkohë që kutia me ilaçe është bllokuar në cilësinë e provës materiale, derisa Prokuroria e Durrësit të japë detaje për këtë çështje.