Durrës, ambulanca përplaset me mjetin që kishte thyer karantinën

Ambulanca përplaset me mjetin që kishte 5 persona brenda...

Një automjet tip Benz në të cilin udhëtonin 5 persona është përplasur me një autoambulancë të spitalit të Durrësit. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, pa pasoja për jetën, personat që ndodheshin në mjetin Benz, që kishte thyer ndalimqarkullimin.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e plazhit. Pesë personat po marrin ndihmën mjekësore në spital, ndërsa drejtuesi i autoambulancës dhe infermieri që ndodhej në të nuk kanë pësuar dëme.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2020, në lagjen nr.13, Durrës, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin I.R., 36 vjeç, i cili ishte nisur për në spital është përplasur me një autoambulancë.

Si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjerja e mjetit “Benz”, shtetasja E.R.,44 vjeçe e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.