Drogë dhe armë pa leje, kapen 57-vjeçari së bashku me dhëndrrin

Një 57-vjeçar është ndaluar nga policia dhe dhëndrri i tij gjithashtu pasi në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”, shkruan Gazeta Ekspress.

Policia ka sekuestruar 4 armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat i përdornin për prerjen e bimëve narkotike.

Njoftim

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Denas”.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Komisariati i Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë.

Ndalohet një 57-vjeçar dhe dhëndrri i tij të shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Sekuestrohen 4 armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat i përdornin për prerjen e bimëve narkotike.

Asgjësohen edhe bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të kultivuara prej tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Denas”, ku në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim:

• K.H, 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrrit të tij shtetasit • E.I, 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë.