Donald Trump sulmon ashpër aleatët pas mbledhjes së G7

Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi në erë përpjekjet e G7 për një front të përbashkët të 7 vendeve më të industrializuara të botës. Ai u tërhoq në momentet e fundit nga nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, duke sqaruar se ishte i zhgënjyer nga qëndrimi i kryeministrit të Kanadasë.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shkarkuar një varg cicërimash në Twitter ku i zemëruar kritikon ashpër aleatët më të afërt të Amerikës, vetëm disa orë pas largimit të beftë nga takimi aspak konstruktiv dhe shumë i komentuar si përçarës i G7 në Kanada.

Trump tha se SHBA paguan “afërsisht të gjitha kostot e NATO-s” për të ndihmuar në mbrojtjen e vendeve që “e rrjepin Amerikën në tregti”. “Tregtia e drejtë tani duhet të quhet tregtia e budallenjve”, shtoi ai në përgjigje të kërcënimit të tarifave të reja kundër SHBA-ve.

“Kryeministri Trinto i Kanadasë u tregua i butë dhe i përulur gjatë takimeve tona, mesa duket thjesht për të dalë në një konferencë për shtyp pasi u largova  dhe për të thënë se tarifat e SHBA ishin” disi fyese “dhe” të patolerueshme. Shumë e pandershme dhe e ulët. Masat tona janë një përgjigje ndaj 270%-it në produktet e qumështit! “-shkruajti Trump në Twitter.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka premtuar veprim hakmarrës muajin e ardhshëm lidhur me tarifat e SHBA për çelikun dhe aluminin. Trump gjithashtu e ka sulmuar personalisht Trudeau, duke thënë se kryeministri kanadez është “shumë i pandershëm dhe i dobët”.

Presidenti amerikan tha se mund të rishikonte tarifat doganore mbi importet  dhe sektorin e ndjeshëm të automobilave. Ndërsa liderët e Kanadasë, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë në një deklaratë të përbashkët ranë dakord mbi nevojën e “tregtisë së lirë dhe reciprokisht të dobishme” si dhe për rëndësinë e luftës kundër proteksionizmit.

“Ne theksojmë rolin vendimtar të një sistemi tregtar ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe vazhdimin e luftës kundër proteksionizmit”-thuhet në komunikatë.

Referenca për “rregulla” të nevojshme kolektive ishte për presidentin amerikan dhe kërcënimet e tij për luftë tregtare.

Vendet e G 7 u angazhuan të bëjnë gjithçka munden për të ulur barrierat tarifore, jo tarifore dhe subvencionet. Udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara i bënë thirrje Rusisë të ndalojë minimin e demokracisë.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndalë sjelljen e saj destabilizuese kundër sistemeve demokratike dhe të tërhiqet nga mbështetja për regjimin sirian”.

Ndërsa  Japonia dhe SHBA refuzuan të nënshkruajnë një angazhim të ri kundër ndotjes së oqeanit nga mbetjet  plastike, një çështje që përçau grupin e G7  më shumë se çështja e tregtisë apo ndryshimet klimatike.

Në Kebek ku u mbajt samiti i G7, liderët, këshilltarët politikë dhe hartuesit punuan dy netë për të arritur në një deklaratë ku të gjitha palët të mund të bashkoheshin, por Trump e tërhoqi firmën e tij pasi kishte marrë avionin për në Singapor, ku do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Presidenti amerikan shkroi sot në mëngjes herët në Twitter se Amerika po paguan në mënyrë disproporcionale më shumë për kostot e NATO-s sesa anëtarët e tjerë të aleancës.

“Ata paguajnë vetëm një pjesë të kostos – dhe qeshin”, shkroi ai, duke shtuar se BE duhet të paguante “shumë më tepër” për të ndihmuar në financimin e aleancës ushtarake ndërkombëtare, e cila përbëhet nga 28 anëtarë duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Gjermaninë, Kanadanë dhe Turqinë.

Trump vazhdoi të thoshte më poshtë se SHBA-të “zhgënjehen në mënyrë të pandershme” në tregti pavarësisht “se mbrojnë Evropën me humbje të mëdha financiare”.

“Ndryshimi po vjen!” paralajmëroi ai.

Sulmi i fundit i Presidentit të SHBA ndaj aleatëve vjen pas një lufte fjalësh që shpërthyen midis SHBA dhe anëtarëve të G7 pas vendimit të Trump për të tërhequr firmën nga komunikata e përbashkët.