Donald Trump shkarkon nga detyra këshilltarin John Bolton

0

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka njoftuar me anë të njoftimeve në rrjete sociale se ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Trump e ka njoftuar lajmin në llogarinë e tij në “Twitter”. Sipas Trump, Bolton i ka dhënë sugjerime që nuk janë aspak në përputhje me parimet e tij.

“E kam informuar John Boltonin mbrëmë se Shtëpia e Bardhë nuk ka më nevojë për shërbimet e tij. Unë në mënyrë të prerë nuk jam pajtuar me shumë sugjerime të tij, ashtu sikundër edhe sugjerime që më ka dhënë për administratën amerikane. Prandaj, i kam sugjeruar dorëheqjen dhe Bolton u dorëhoq këtë mëngjes. E falënderoj John Bolton për shërbimin që më ka bërë”, shkroi Trump.

Kreu i shtetit amerikan nënvizoi më tej se do të emërojë një tjetër këshilltar për Sigurinë Kombëtar gjatë javës së ardhshme.  Bolton njihej gjithashtu edhe si përkrahës i Serbisë dhe ishte kundër pavarësisë së Kosovës, në kohën që mbante detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në OKB. /Balkanweb

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.