Presidenti amerikan, Donald Trump, vlerëson me sukses zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Trump, komentin e parë për zgjedhjet siç pritej e shpalli në rrjetin social Twitter, ndërsa në mesazhin e tij falënderoi të gjithë ata që kontribuan të realizohet ky epilog i zgjedhjeve.
Votuesit në SHBA zgjodhën përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 prej gjithsej 100 vendeve në Senat.
Republikanët në mandatin e kaluar kishin shumicën në të dy Dhomat, ndërsa sipas rezultateve paraprake do të mbajnë shumicën vetëm në Senat, ndërsa demokratët morën Dhomën e Përfaqësuesve.
Këto janë zgjedhjet e para për Kongresin që nga ardhja e Trumpit në pushtet, ndërsa e presin shumë sfida në zbatimin e politikës së tij pa mbështetjen e dhomës së ulët të Kongresit.
Tremendous success tonight. Thank you to all!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 7, 2018