Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është takuar në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë me pastorin amerikan, Andrew Craig Brunson, pasi gjykata në Izmir vendosi që ai të lirohet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Trump pasi ka bërë të ditur se kanë punuar shumë në çështjen e Brunson kryesisht kohët e fundit, tha se “Falënderoj shumë presidentin Erdoğan. Është një hap i madh për t’u kthyer në marrëdhëniet e mëparshme. Tani kemi mundësinë për të patur marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë”.
Ai ka shtuar se pas lirimit të Brunson kanë një qasje të ndryshme ndaj Turqisë në krahasim me ditën e mëparshme.
– “E duam Turqinë, e duam popullin turk”
Ndërsa pastori Brunson në fjalën e tij ka shprehur falënderimet ndaj zyrtarëve amerikanë që janë përpjekur për lirimin e tij.
Ndaj pyetjes së Trump nëse dëshiron apo jo të rikthehet sërish në Turqi pastroi Brunson tha se “E duam Turqinë, e duam popullin turk. Atje kemi jetuar 25 vite”.
Edhe Trump pas fjalës së Brunson ka bërë vlerësimin e tij se “Populli turk është një popull i madh, e di këtë”.
Dje gjykata në Izmir të Turqisë dha dënimin me tre vite e një muaj e gjysmë burgim, ndaj pastorit amerikan, Andrew Craig Brunson, i cili ndodhej në arrest shtëpie dhe ndaj të cilit kërkohej dënimi me 35 vite burg me akuzat se kishte kryer spiunazh dhe vepra penale në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK.
Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet. Brunson i cili u lirua dje pas heqjes së arrestit të shtëpisë dhe ndalesës për udhëtim jashtë vendit, udhëtoi drejt SHBA-ve.