Donald Trump i ka kërkuar Emanuel Macron të largohet nga BE

Sipas Washington Post presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar në mënyrë të qartë homologut të tij francez Emanuel Macron që të largohet nga Bashkimi Europian. Në shkëmbim të kësaj i ka premtuar marrëveshje të leverdishme tregtare mes dy vendeve.

Sipas Washington Post presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar në mënyrë të qartë homologut të tij francez Emanuel Macron që të largohet nga Bashkimi Europian. Në shkëmbim të kësaj i ka premtuar marrëveshje të leverdishme tregtare mes dy vendeve.

Dalja nga Bashkimi Europian në shkëmbim të një marrëveshjeje të leverdisshme tregtare mes dy vendeve. Është ky propozimi i Donald Trump për Emmanuel Macron në fund të muajit Prill, kur presidenti francez vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është publikuar nga Washington Post që citon dy funksionarë europianë të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë anonimë.

Por në artikullin e prestigjiozes nuk thuhet se si është përgjigjur Macron ndaj këtij propozimi që sugjeron një marrëveshje më të mirë se sa ajo mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Edhe pse një ofertë e tillë është në linjë me qëndrimin e Trump ndaj organizatave ndërkombëtare, Post thekson se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte informuar si duhet për qëndrimet politike të presidentit francez.

Se pse pikërisht në rimëkëmbjen e Europës dhe në rolin e Francës në Bashkimin Europian, Macron ka ndërtuar programin e tij elektoral që e nxori fitues. I pyetur për këtë shkrim të së përditshmes amerikane, Macron tha se të gjithë e dinë impenjimin e tij për Europën dhe në këtë mënyrë mund të merret me mend se si i është përgjigjur ai Trump.

Nga ana tjetër ka reaguar presidenti i Komisionit Europian, Juncker, i cili u shpreh se dyshonte shpesh që Trump dëshiron të përçajë Bashkimin Europian. Më pas Jean Cleaude Juncker konfirmoi se do të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i prezantuar kreut të Shtëpisë së Bardhë këndvështrimin europian./abcnews