Dolën sot në treg kartmonedhat e reja shqiptare

Duke nisur prej të hënës së datës 30 shtator, Banka e Shqipërisë do të shpërndajë dy kartëmonedha të reja...

Duke nisur prej të hënës së datës 30 shtator, Banka e Shqipërisë do të shpërndajë dy kartëmonedha të reja. Ato janë prerja 200 dhe 5000 lekë, të cilat u prezantuan disa javë më parë nga Guvernatori Gent Sejko.

Prerjet e reja të kartëmonedhave kanë disa ndryshime në dizajn, duke u pasuruar me elementë të trashëgimisë sonë historike e kulturore, por vlera monetare nuk ndryshon. Megjithatë, për qytetarët e thjeshtë, ndryshimi i dukshëm është ai i pamjes së kartëmonedhave.

Ato kanë ndryshuar ngjyrat, duke u përafruar shumë me atë të monedhës evropiane, Euro.

Kartëmonedhat e reja do të përdoren njëkohësisht me ato të vjetra, deri sa Banka e Shqipërisë t`i tërheq nga tregu. Pas emetimit të dy prerjeve të reja, me vlerë 200 dhe 5000 lekë, BSH do të hedhë në treg edhe prerjet 500, 1000 dhe 2000 të kartëmonedhave të reja.

Në ceremoninë e prezantimit të kartëmonedhave të disa javëve më parë, Gent Sejko u shpreh se seria e re e kartëmonedhave përmban elemente të kujtesës historike shqiptare, traditës, kutlurës, që përbëjnë identitetin tonë kombëtar.Albania_BES_200_leke_2017.00.00_B322as_PNLs_AA_0000000_f
Albania_BES_200_leke_2017.00.00_B322as_PNLs_AA_0000000_r

Albania_BES_500_leke_2017.00.00_B323as_PNLs_AA_0000000_f
Albania_BES_500_leke_2017.00.00_B323as_PNLs_AA_0000000_r

Albania_BES_1000_leke_2017.00.00_B324as_PNLs_AA_0000000_f
Albania_BES_1000_leke_2017.00.00_B324as_PNLs_AA_0000000_r

Albania_BES_2000_leke_2017.00.00_B325as_PNLs_AA_0000000_f
Albania_BES_2000_leke_2017.00.00_B325as_PNLs_AA_0000000_r

Albania_BES_5000_leke_2017.00.00_B326as_PNLs_NA_0000000_f
Albania_BES_5000_leke_2017.00.00_B326as_PNLs_NA_0000000_r