Djegia e mandateve, Soreca dhe Schutz në zyrën e Bashës

Pas deklaratës së fortë të Shteteve të Bashkuara, por edhe qëndrimit që mbajti ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Soreca, në selinë e Partisë Demokratike sot ishin disa ambasadorë për takim kokë më kokë me zotin Basha.

Në mëngjes në seli mbërriti ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schutz, e më pas ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Në përfundim të takimi, Soreca u shpreh se temë e diskutimit me kreun e PD ishte vendimi i tij për të djegur mandatet, por edhe protesta që do të zhvillohet të enjten para Kuvendit, raporton Top Channel.

“Ne kemi folur për situatën. Unë flas me të gjithë. Është e rëndësishme të ndajmë qëndrimin për të cilin Bashkimi Europian ka qenë shumë i qartë. I kemi shpjeguar drejtuesve të partisë demokratike pozicionin tonë. Është e rëndësishme që të flasim. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme dhe ne presim të mos ketë dhune. Ne presim qe proceset demokratike të vijojnë”, tha Soreca.