Dixhitalizimi i shërbimeve, gati 620 mijë vërtetime përmes platformës e-Albania

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë bilancin 2-vjeçar të shërbimeve që ofrohen nga platforma online e-Albania. Përmes këtij sistemi janë gjeneruar rreth 620 mijë vërtetime.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë bilancin 2-vjeçar të shërbimeve që ofrohen nga platforma online e-Albania. Përmes këtij sistemi janë gjeneruar rreth 620 mijë vërtetime.A

Arben Ahmetaj: “Funksionon në dy mënyra kryesore pikë se pari, që këtu operatorët dhe specialistët informojnë sipërmarrjen për të gjitha problematikat që mund të dalin gjatë punës se përditshme. në të njëjtën kohë sipërmarrja ka mundësi që të pyesi specialistët online.”

Një vit më pas Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se përmes platformës e-Albania janë gjeneruar rreth 620 mijë vërtetime.
Pjesa më e madhe janë vërtetime për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të marra nga individë apo subjekte, por edhe për pagim detyrimesh. Janë rreth 10 shërbime që mund të merren në rrugë elektronike. Tatimpaguesit, individët dhe nënpunësit e Administratës Publike duhet të logohen në portalin e-Albania me anë të kredencialeve të tyre dhe më pas vërtetimet shkarkohen on line.

Dixhitalizimi i shërbimeve publike nisi në vitin 2015 me firmosjen e marrëveshjes së qeverisë me Bankën Botërore e cila financoi 32 milionë dollarë për programin “Inovacioni kundër korrupsionit – Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin”. Prej tre vjetësh kryeministri Edi Rama ka premtuar ta sjellë shtetin në telefon, ndërsa sportelet të mbeten vetëm si një alternativë e dytë./ABCNews