Ditmir Bushati: E vetmja rrugë për Maqedoninë, është ajo euro-atlantike

Gjatë një konference për shtyp me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, Bushati theksoi se, “Shqipëria ka mbështetur pa rezerva marrëveshjen e Prespës”.

“E vetmja rrugë për fqinjin tonë është rruga euro-atlantike dhe shpresojmë shumë që marrëveshja e Prespës do të materializohet, qoftë në parlamentin e Shkupit dhe në parlamentin grek”, deklaroi sot Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i pyetur për marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Gjatë një konference për shtyp me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, Bushati theksoi se, “Shqipëria ka mbështetur pa rezerva marrëveshjen e Prespës”.

Bushati nënvizoi se “është gjithashtu e rëndësishme për ne si Shqipëri që ky proces të zhvillohet paralelisht me angazhimet që ka ndërmarrë Maqedonia, qoftë për zbatimin e ligjit të dygjyhësisë, pasi dihet botërisht që Maqedonia është vend i dy komuniteteve kryesore shtet-formuese, maqedonasve dhe shqiptarëve, plus dhe pakicat që jetojnë atje”.

Kjo, theksoi Bushati, “do të ishte shenjë e pjekurisë së një Maqedonie demokratike dhe europiane, e cila është jo vetëm në interesin e maqedonasve dhe shqiptare, por është në interesin e të gjithë rajonit”. /ATSH