Dita e Verës në Tiranë, Balla: Opozita dje dhe qytetarët sot, Veliaj paska të drejtë

Kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar opozitën për protestën e  një ditë më parë në kryeqytet, duke postuar sot foton e pjesëmarrjes së qytetarëve në ditën e verës të shtyrë nga kryetari i bashkisë Veliaj.

Taulant Balla  i ka dhënë të drejtë kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shtyrjen e ditës së verës në Tiranë.

Vërshimin e njerëzve bë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Balla e titullon si foto e ditës ndërsa ironizon opozitën në protestën e djeshme në Tiranë, raporton ATSH.

“Lali Eri paska pas të drejtë, më mirë më 14 në Elbasan dhe më 17 në Tiranë. Kjo është Shqipëria dhe Tirana e njerëzve të zakonshëm. Ata dje i kishim për të mos harruar kurrë çfarë përfaqëson Saliu, Luli dhe Mona”, shprehet Balla.