Dita e dytë e ministerialit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, priten 3 marrëveshje

Ministeriali i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor për Çështjet e Brendshme të Drejtësisë po vijon sot ditën e dytë, pas çeljes së punimeve ditën e enjte.

Ministeriali i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor për Çështjet e Brendshme të Drejtësisë po vijon sot ditën e dytë, pas çeljes së punimeve ditën e enjte.

Ministrat e Brendshëm dhe Komisioneri i BE-së Avramopoulos në orën 8:00 të mëngjesit të së premtes janë mbledhur te pallati Kongreseve ku po zhvillohet dita e dytë e punimeve. Sipas axhendës, në ora 10:00, pas sesionit të parë të Ministerialit, do të firmosen 3 marrëveshje. Dhe pas kësaj marrëveshje, do të ketë një konferencë për media nga  Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë,  Herbert Kickl, Ministër i Brendshëm i Austrisë dhe Dimitris Avramopulos, Komisioner i BE-së.

Ministri Xhafaj një ditë më parë tha se katër ditët e fundit kanë qenë mjaft të ngjeshura.  “4 ditë të ngjeshura me takime&aktivitete për çështje të sigurisë në BE e rajon. 2-3 tetor, takim i Drejtorëve të Policisë së vendeve ballkanike, Europol, DEA, FRONTEX, UNODC. Sot e nesër (3-4 tetor), Ministeriali Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme e Drejtësisë. Ministra nga vende të Ballkanit dhe të BE-së, së bashku me Komisionerin e BE-së Avramopoulos. I pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Austrisë, vend që mban Presidencën e radhës të BE-së, si dhe shumë personalitete të agjencive të ndryshme ligj zbatuese evropiane. Mirësevini!”, tha Xhafaj.