“Dilni tani dhe votoni”, Basha: Edhe një orë për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë

Kryedemokrati gjithashtu theksoi se qytetarët shqiptarë të ndihmojë të pamundurit që të shprehin vullnetin e  tyre me votë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat nga selia e Partisë Demokratike i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht për të ardhmen e vendit.

Kryedemokrati gjithashtu theksoi se qytetarët shqiptarë të ndihmojë të pamundurit që të shprehin vullnetin e  tyre me votë.

“Kemi edhe një orë mundësi për të votuar, nëse akoma nuk keni votuar dilni dhe votoni për vendin tuaj, për të ardhmen e Shqipërisë. Sot është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare. Është dita e shpresës. Ka mbetur edhe një orë. Dilni dhe votoni, dilni masivisht merrni pjesë në procesin zgjedhor”, tha Basha.