Dhuratat nga biznesi për Trump, 200 ligjëvënës akuza ndaj Presidentit të SHBA

Një gjykatës federal në Uashington ka vendosur se një grup prej afro 200 ligjëvënësish amerikanë kanë bazë ligjore për të ngritur padi ndaj Presidentit Donald Trump.

Një gjykatës federal në Uashington ka vendosur se një grup prej afro 200 ligjëvënësish amerikanë kanë bazë ligjore për të ngritur padi ndaj Presidentit Donald Trump.

Anëtarët e Kongresit po e akuzojnë zotin Trump se ka shkelur klauzolën për shpërblimet dhe pagën në bazë të kushtetutës, sipas së cilës, zyrtarët federalë nuk mund të marrin fitime, apo dhurata nga qeveritë e huaja, pa miratimin nga Kongresi.

Gjyqtari Emmet Sullivan doli në këtë përfundim të premten.

Zoti Trump ka biznese në mbarë botën, përfshirë një hotel në kryeqytetin amerikan, ku shpesh qëndrojnë delegacionet e huaja gjatë vizitave zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti ruan pronësinë mbi bizneset e tij, por u ka dhënë djemve të tij kontrollin e përditshëm. Por, kritikët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme.

Elizabeth Wydra është drejtuese e Qendrës së Përgjegjshmërisë Kushtuese me qendër në Uashington, një organizatë ligjore liberale, që përfaqëson ligjvënësit për rastin në fjalë.

Ajo thotë se, “Duke pranuar se anëtarët e Kongresit kanë bazë ligjore për të ngritur padi, gjykata ka dëshmuar se askush nuk qëndron mbi ligjin, madje as presidenti.”

Departamenti i Drejtësisë tha se qeveria do të vazhdojë ta mbrojë presidentin në gjykatë. Kjo është hera e dytë që një gjykatës federal ka gjetur bazë ligjore që një palë të ngrejë akuza kundër presidentit për një çështje mbi të ardhurat dhe shpërblimet./TCh