Dhunohet në mes të rrugës dhe merret peng 49-vjeçari shqiptar

Këtë të premte në zonën e Kamzës në Tiranë një burrë u dhunua me grushte e më tutje u rrëmbye nga disa persona të maskuar.

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me ngjarjen këtë mbrëmje. Mësohet se personi i rrëmbyer është 49 vjeçari Jakë Prenga.

Prenga ndodhej në automjetin e tij, në momentin që katër persona të maskuar i janë afruar dhe kanë debatuar me të, transmeton Express.. 49 vjeçari është goditur disa herë dhe është futur me forcë në një makinë të bardhë të tipit “Range Rover”. Më tutje autorët janë larguar dhe ende nuk dihet se ku ndodhen ata apo personi i rrëmbyer.