“Projekti TAP është një investim strategjik dhe shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, i cili shërben si një forcë shtytëse për zhvillimin e ekonomisë”.
Kështu u shpreh sot deputetja e PS-së për qarkun e Fierit, Antoneta Dhima.
Sipas saj “tashmë ka filluar zbatimi i projektit për lidhjen e linjës së gazsjellësit TAP me Italinë”.
Ky projekt, vlerësoi Dhima, “ka krijuar mundësi punësimi si për punëtorët, ashtu edhe për njerëzit e kualifikuar, të cilëve u jep mundësinë për punësim dhe një pagesë të mirë e të kënaqshme”.
“Banorët e vendlindjes sime, Semanit, janë me shumë fat që investimi i projektit TAP është duke u zbatuar aty, duke sjell kështu një impakt të konsiderueshëm në zhvillimin e infrastrukturës rrugore, arsimore dhe punësimin e tyre”, tha Dhima./ATA