DËSHMIA/ “Eja të të sqaroj diçka”, dy vajzat që pinë kafen e fundit me Vilson Tafçiun flasin për mikun tradhëtar që e nxorri në pritë: E çoi në një rrugicë

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se teksa ishin të tre të ulur në tavolinë, një person është future në lokal, është drejtuar tek ta dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte jashtë, me preteksin se do t’i sqaronte diçka. Siç mësohet të kenë dëshmuar dy vazjat, personi që e ka nxjerrë jashtë dukej që kishte njohje me viktimë.

Eshte zbardhur dëshmia e dy vajzave që ishin një natë më parë duke pirë kafe me 28-vjeçarin Vilson Tafçiu, para se ky i fundit të ekzekutohej. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se teksa ishin të tre të ulur në tavolinë, një person është futur në lokal, është drejtuar tek ta dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte jashtë, me preteksin se do t’i sqaronte diçka.

Siç mësohet të kenë dëshmuar dy vajzat, personi që e ka nxjerrë jashtë dukej që kishte njohje me viktimën dhe mësohet të jetëpikërisht shoku i tij, me inicialet N.D., që është shpallur në kërkim nga policia. Menjëherë pas thirrjes së tij, Vilson Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë nga lokali, bashkë me personin që e kërkoi.

“Erdhi dhe i kërkoi të dilte jashtë. ‘eja të të sqaroj diçka’ i tha. Dukej sikur njiheshim. Më pas Vilsoni doli jashtë bashkë me personin që e thirri,”- mësohet të kenë thënë dy vajzat.

Më pas, të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash, janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri që kanë vërshuar në gjoksin e Tafçiut.

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, një natë më parë, në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga një person dhe më pas u qëllua për vdekje. Menjëherë pas krimit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë. Policia ka shpallur në kërkim shokun e viktimës, me inicialet N.D., që e nxorri në pritë të riun