Deputeti i Kosovës Daut Haradinaj kërkon heqjen e taksës në ‘Rrugën e Kombit”

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar heqjen e taksës rrugore në Shqipëri.

Ai tha se kishte parë kolonat e gjata për të paguar këtë taksë e që sipas tij ka kosto dhe konsiderohet si ndëshkim për popullin e Kosovës.

“Isha duke u kthyer në Kosovë dhe i pashë kolonat e gjata duke e paguar taksën rrugore në Shqipëri. Pa politikë, por i bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Tarifa për automjetet nga Kosova eshte 660 lekë (5 euro).
Për kalimtarët e shpeshtë është premtuar zbritje prej 10 deri në 20 për qind në muaj.
Edhe motoçiklistët (klasi 1) do të paguajnë 2.50 euro, mini-busët dhe makinat 5 euro (klasi 2), autobusët (klasi 3) 11.30 euro, kamionët e vegjël (klasi 4) 16.30 euro dhe kamionët e mëdhenj (klasi 5) do të paguajnë 22.60 euro.
“Rruga e Kombit”, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit.
Kjo autostradë njihet si një nga projektet më madhore infrastrukturore që ka intensifikuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kostoja e kësaj rruge, e paguar me buxhetet shtetërore të të dyja vendeve, vazhdon të jetë shënjestër e kritikave për barrën buxhetore që e ka shkaktuar.