Deputetët që dogjën mandatet gjysmë rroge deri në 3 vitet e ardhshme

Në vazhdimësi kemi  dëgjuar  të etiketohet si streh e krimit, Pazari i Milotit, apo institucion ilegjitimitet, por rrallë herë mendojmë apo llogarisim sa i kushton vendit secili prej 140 ligjvënësve në parlamentin e Shqipërisë.

Në vazhdimësi kemi  dëgjuar  të etiketohet si streh e krimit, Pazari i Milotit, apo institucion ilegjitimitet, por rrallë herë mendojmë apo llogarisim sa i kushton vendit secili prej 140 ligjvënësve në parlamentin e Shqipërisë.

Paga e një deputeti të Parlamentit shqiptar fillon në 156 mijë lek në muaj pa llogaritur përfitimet e tjera financiare, të cilat u jepen atyre për naftën që konsumojnë, faturat e telefonit, pjesëmarrjet në komisionet parlamentare apo dieta të ndryshme.

Nga pasqyra e publikuar nga vetë parlamenti rezulton se një deputet krahas pagës fikse, mesatarisht çdo muaj përfiton shtesë  edhe rreth 60 mijë lek pagesa duke i shkuar paga  në rreth 200 deri në 250 mijë lek në muaj, shkruan Ora News.

Por përtej benfiteve  sa kohë gëzojnë mandatin, ligjvënësit shqiptar përfitojnë trajtime financiare edhe të paktën 3 vite më pas.

Kështu deputetët e opozitës, do vazhdojnë të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit edhe pse janë jashtë parlamentit.

Ligji për trajtimin financiar të tyre parashikon dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit.  Deputetët që kanë marr për herë të parë mandate në 2017, do të marrin gjysmë page pra rreth 80 mijë lek për 18 muaj me radhë, ndërsa ata që kanë më shumë se 1 mandat deputeti, trajtimin e përfitojnë për 3 vite.

Një pjesë e deputetëve përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, apo dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin, tashmë i janë drejtuar  Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagesën shtesë.

Ndërkohë Kuvendi ka publikuar raportin e  përfitimeve financiare të deputetëve për periudhën janar-shkurt ku rezulton se të 140 ligjvënësit përfshirë edhe ata opozitarë  kanë marrë plot 28 milion lek.