Dëmet në sigurime në rënie edhe për pesëmujorin e 2018

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për katër muajt e parë të vitit dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve ranë me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte në rënie për pesëmujorin e këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për katër muajt e parë të vitit dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve ranë me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e dëmeve të paguara lidhet kryesisht me katër klasa sigurimi, kartonin jeshil, sigurimin e sëmundjeve, atë të aksidenteve dhe dëmtimet në pronë. Ndërkohë, sigurimi i brendshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta vazhdon të jetë produkti që sjell më shumë në sigurime, me 46% të totalit. Për pesë muajt e parë të këtij viti, dëmet në këtë klasë u rritën me afro 22%, raporton Scan.

Ndërkohë, ecuria e tregut për sa i takon primeve të arkëtuara është e dobët edhe këtë vit. Për pesë muajt e parë, primet e shkruara bruto u rritën me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i sigurimit të jetës është në rënie me 5.3%, ndërsa i segmenti i jo-jetës ka regjistruar një rritje modeste me 3.6%.

Tregu ka vazhduar të mbështetet në masën dërrmuese te sigurimet e detyrueshme. Në segmentin e jo-jetës, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorrike është sa 65% të totalit, çka dëshmon se industria e sigurimeve ngelet e varur kryesisht nga këto produkte. Nuk bën shumë përjashtim as sigurimi i jetës, ku 64% e primeve arkëtohen nga sigurimi i jetës së kredimarrësve, produkt ky që është i detyrueshëm si kërkesë e bankave.

https://youtu.be/3O-cuh0ac-c