Deklarata e Vuçiç për krimet në Kosovë, reagon Ambasada e SHBA

Mbi deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi një ditë më parë masakrën e Reçakut duke e cilësuar “trillim” ka reaguar ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Ambasada në fjalë ka bërë të ditur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë, lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme.

Po kështu, në deklaratë shtohet se ngjarjet e kësaj jave paraqesin një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim, se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes, duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë të Ambasadës.