Deklarata e shokuese e NATO-s për Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se asnjë vend i NATO-s nuk ka përjetuar sulme aq sa Turqia.

Në një deklaratë për gazetën “Bild am Sonntag”, Stoltenberg bëri të ditur se dhuna në veri të Sirisë ka filluar të ulet dhe se kjo mund të sjellë edhe përpjekjet për zgjidhje politike.

“Duhet të pranohet se Turqia është një aleat i rëndësishëm. Turqia ka ofruar kontribut në mënyrë të vendosur në luftën kundër DEASH-it dhe në rrënimin fizik të khalifatit në fjalë. Asnjë vend aleat nuk ka pranuar refugjatë sirianë aq sa Turqia. Ajo ka pranuar 3.6 milionë sirianë dhe asnjë vend i NATO-s nuk ka përjetuar sulme aq sa Turqia”, tha Stoltenberg.

Pasi i është rikujtuar propozimi i ministres gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp Karrenbauer për një zonë të sigurtë ndërkombëtare në veri të Sirisë, Stoltenberg tha se e mirëpret këtë propozim dhe tërhoqi vëmendjen se për këtë çështje të gjitha vendet e botës kanë përgjegjësi për përfundimin e dhunës në Siri.

Më tej Stoltenberg theksoi se nuk është e lehtë të merret vendimi për dërgimin e ushtarëve në Siri dhe se është akoma herët për të thënë se propozimi në fjalë është i zbatueshëm.

Ai shtoi se ka një forum ku vendet anëtare të NATO-s ndajnë hapur dhe në mënyrë serioze mendimet e tyre.