De Ligt – adoleshenti i tretë më i shtrenjtë në histori

Lëvizja e Matthijs de Ligt prej 75 milionë eurosh nga Ajaxi në Juventus e bën atë tinejxherin e tretë më të shtrenjtë ndonjëherë dhe nuk është as më i shtrenjti këtë verë, raporton Telegrafi.

Nënshkrimi i Juventusit me mbrojtësin holandez të enjten ishte një biznes i shkëlqyer për Zonën e Vjetër, pasi transferuan lojtarin që i ka rrëzuar nga Liga e Kampionëve dhe siguruan një qendërmbrojtës të klasit botëror për 10 vitet e ardhshme.

Pavarësisht se është një çmim i mirë, krahasuar me çmimet e tjera të transferimeve të tanishme, De Ligt është bërë adoleshent i tretë më i shtrenjtë, edhe pse jo edhe më i shtrenjtë këtë verë.

Para tij gjenden Kylian Mbappe, i cili i kushto 180 milionë euro Paris Saint-Germainit dhe Joao Felix që u transferua këtë verë te Atletico Madridi.