Daimler gjobitet me 1 miliardë dollarë për mashtrime me emetimet

Prokurorët thanë se Daimler ka mashtruar me emetimet që prej 2008-ës. Disa makina me naftë kanë emetuar më shumë gazra sesa ishin certifikuar.

Prodhuesi i makinave Mercedes-Benz Daimler është gjobitur me 957 milionë dollarë për shkeljen e rregullave të emetimeve të motorëve me naftë nga autoritetet Gjermane.

Marka e njohur e makinave luksoze dhe të qëndrueshme tha se nuk do të apelonte vendimin. Prokurorët e çështjes dhe autoritetet rregullatorë në mbarë botën kanë nisur hetimin e prodhuesve që nga skandali i Volkswagen në 2015-ën.

Prokurorët thanë se Daimler ka mashtruar me emetimet që prej 2008-ës. Disa makina me naftë kanë emetuar më shumë gazra sesa ishin certifikuar.

Daimler gjithashtu përballet me hetime në SHBA. Autoritetet kanë kërkuar nga Daimler shpjegimin e niveleve të emetimit për disa prej makinave me naftë. /Auto Ekspress