Në Shqipëri vazhdon rritja e numrit të rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 495 raste të reja, ndërkohë 8 persona kanë ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 23.705 dhe numri i të vdekurve në 557.
Në orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 12.002 dhe raste aktive janë aktualisht 11.146.
Aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 352 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 137.172 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (7 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar ne 24 orë 141
Të shtruar në spitale 352
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 1927
Testime totale 137,172
Raste pozitive 23,705
Raste të shëruara 12,002
Raste Aktive 11,146
Humbje jete 557
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5492
Durrës 963
Fier 905
Korçë 713
Shkodër 634
Elbasan 526
Lezhë 524
Vlorë 474
Berat 317
Kukës 266
Gjirokastër 221
Dibër 111