COVID-19 mbërthen Vllazninë

Alarm te Vllaznia, testet nxjerrin pozitiv edhe katër lojtarë të tjerë. Ja emrat e tyre...

COVID-19 kthehet në një shqetësim të madh tek ekipi i Vllaznisë. Pas katër rasteve të para, 3 lojtarë dhe një pjesëtarë i stafit drejtues, katër lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv pas testeve të radhës që iu nënshtruan.

Drejtuesit e klubit shkodran kanë konfirmuar se bëhet fjalë për katër lojtarë të cilët janë vetë izoluar menjëherë.

“Panorama Sport” zbulon se pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe lojtarë si Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.

Menjëherë futbollistët janë karantinuar, ndërsa autoritetet shëndetësore janë alarmuar për situatën dhe kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.

Më parë kishin dalë pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, por gjithashtu edhe zv.trajneri Elvis Plori.

Lajmi i mirë në këtë situatë të vështirë është se lojtarët e parë, që rezultuan pozitiv po shkojnë drejtë shërimit të plotë pasi kanë dalë negativ në testet e dytë që i janë nënshtruar.