COVID-19/ 120 të vdekur në Spanjë, 514 në Iran dhe 3.179 në Kinë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur ndjeshëm...

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Spanjë është rritur në 120, kurse deri më tani janë konfirmuar 4.200 raste në vend, njoftoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës është përditësuar nga 86 në 120 nga ana e ministrisë spanjolle, ndërkohë që kryeqyteti Madridi aktualisht kryeson me bilancin më të madh, me gjithsej 64 të vdekur dhe 2.078 raste.

Në kryeqytet, ku tashmë ishin mbullyr shkollat, universitetet, teatrat dhe qendrat sociale, nga nesër është vendosur të mbahen të mbyllura edhe të gjitha baret, restorantet dhe diskotekat.

Po ashtu, Gjykata Kombëtare në Madrid ka shtyrë të gjitha seancat gjyqësore.Spanjë, rritet në 120 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Iran është rritur në 514, raportoi sot televizioni shtetëror.

Autoritetet theksuan se 85 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa u 1.289 raste të reja janë shfaqur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 11,364, citoi televizioni shtetëror i Iranit zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.

Gjithsej 3.529 persona janë larguar nga spitalet pas shërimit nga virusi, shtoi Jahanpour.

Shumica e rasteve të reja, shtoi ai, janë në provincat e Teheranit, Qom, Gilan, Isfahan dhe Mazandaran.

Turqia, e cila ka vetëm dy raste të konfirmuara të koronavirusit, mbylli kufijtë e saj tokësorë dhe pezulloi udhëtimet ajrore në Iran muajin e kaluar.

Përveç Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është ndër vendet më të prekura nga shpërthimi i sëmundjes dhjetorin e kaluar.

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri është rritur në 3.179, njoftoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend.

Sipas Komisionit, në 24 orët e fundit 7 persona kanë vdekur ndërsa 8 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.813.

Gjashtë raste të vdekjeve kanë ndodhur në epiqendrën e shpërthimit, në provincën Hubei dhe një në provincën Shandong.

Numri global i vdekjeve tani ka shkuar mbi 4.900 me më shumë se 134 mijë raste të konfirmuara, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila shpërthimin e shpalli “pandemi”.Kinë, rritet në 3.179 numri i të vdekurve nga koronavirusi