Çmimet e naftës në tregun botëror në nivelin e javës së kaluar

Nafta e tipit Brent ishte 78,81 dollarë për fuçi të premten, ndërsa WTI ishte 73,31 dollarë për fuçi

Shitja e naftës të tipit Brent sot në bursat botërore ishte me çmimin prej 78,45 dollarë, ndërsa ajo amerikane West Texas Intermediate (WTI) ishte me çmimin prej 73,67 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Nafta e tipit Brent ishte 78,81 dollarë për fuçi të premten, ndërsa WTI ishte 73,31 dollarë për fuçi.

Të shtunën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Mbreti Salman bin Abdulaziz konfirmoi se Arabia Saudite ka dy milionë fuçi në ditë në kapacitetet e saj rezervë të prodhimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se ka biseduar me mbretin alman për të inkurajuar Arabinë Saudite për të rritur prodhimin e naftës.

“I shpjegova se për shkak të kaosit dhe mosfunksionimit në Iran dhe Venezuelë, kërkova nga Arabia Saudite që të rrisë prodhimin e naftës, ndoshta edhe deri në dy milionë fuçi, për të kompensuar dallimet. Çmimet janë shumë të larta! Ai u dakordua!”, ka thënë Trump.

Ndërkohë, numri i uzinave të naftës në SHBA është reduktuar javën e dytë katër herë me radhë, njofton kompania e naftës Baker Hughes. Numri i përgjithshëm i uzinave të naftës në SHBA tani është 858.

Rezervat e naftës në SHBA shënuan rënie të madhe javën e kaluar, duke rënë pothuajse katër herë nën nivelin e vlerësuar, tregojnë të dhënat e publikuara të mërkurën nga Drejtoria e Informacionit për Energjinë (EIA).

Rezervat tregtare të naftës së papërpunuar janë reduktuar për 9.9 milionë fuçi apo 2.3 për qind në 416.6 milionë fuçi për javën që përfundon më 22 qershor. Rënia e pritshme e tregut ishte 2.6 milionë fuçi.