City merr kreun, Kane më i miri për Tottenham

Manchester City ka mposhtur me rezultatin 2-0 Brightonin dhe është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes, në pritje të kryendeshjes së javës në Premier League, Chelsea-Liverpool.

Manchester City ka mposhtur me rezultatin 2-0 Brightonin dhe është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes, në pritje të kryendeshjes së javës në Premier League, Chelsea-Liverpool,raporton Top Channel.

Raheem Sterling dhe Sergio Aguero vendosën fatin e takimit në “Etihad Stadium”, në një sfidë që u dominua tërësisht nga të besuarit e Guardiolës, që mund të kishin shënuar edhe më tepër.

Harry Kane mori për dore Tottenhamin, duke shënuar dy gola dhe duke i dhënë fitoren 0-2 në transfertën ndaj Huddersfieldit. Fitore me të njëjtin rezultat arriti edhe Arsenali, në një ndeshje ku vuajti jo pak ndaj Watfordit dhe golat e fitores i shënoi vetëm në 10 minutat e fundit.