Observatori i Futbollit, “Cies” ka bërë sot azhornimin e përmuajshëm të vlerës së transferimeve të lojtarëve, duke zbuluar më të shtrenjtët e çdo roli.
Kështu më i shtrenjti këtë herë është ylli francez i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, i cili vijon të shkëlqejë, ndonëse ka një moshë relativisht të re dhe nuk ka mbushur ende 20 vjeç.
Vlen të theksohet se 10 futbollistët më të shtrenjtë, janë kryesisht sulmuesit që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre, nëpër Europë, ku veçohen emra si Harry Kane, Muhamed Salah, Neymar, etj.
Në listën e 10 mbrojtësve anësorë më të mirë, bën pjesë edhe mbrojtësi shkodran i Kombëtares Shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, vlera e kartonit të të cilit shkon në rreth 51.3 milionë euro, raporton SS.
10 sulmuesit dhe 10 mbrojtësit qendrorë më të shtrenjtë
10 mesfushorët dhe 10 portierët më të shtrenjtë
10 mbrojtësit anësorë më të shtrenjtë
Çdo muaj, observatori i futbollit “Cies” azhornon vlerën e transferimeve të lojtarëve që bëjnë pjesë në 5 kampionatet më të rëndësishme të Europës, bazuar në algoritmin e tyre ekskluziv, duke prezantuar top listën e 10-shes më të kushtueshme për çdo repart.
Ajo që bie në sy në këtë klasifikim të ri është pikërisht renditja e Elsejd Hysajt, me shkrodranin e kombëtares tonë të futbollit që aktualisht pozicionohet i 7-i për mbrojtësit e krahut të djathtë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet me 51 milionë e 300 mijë euro, duke lënë pas Hector Bellerin të Arsenalit, Lucas Hernandez të Ateltico Madrid dhe Alvaro Odriozoaln e Real Madrid.
Në këtë mënyrë, legjionari shkodran vlerësohet si një ndër futbollistët më të kushtueshëm në organikën e Panuccit. Hysaj prej tre vitesh ka pasur një ecuri shumë pozitive me Napolin në Serinë A italiane ndërkohë që këtë sezon numëron 11 prezenca në të gjitha kompeticionet. Për shërbimet e tij nuk ka munguar interesimi klubeve të mëdha si United apo Chelsea në Premier League.